Rreth Nesh
Almedical sh.p.k., e themeluar në vitin 2001, është një shoqëri shqiptare e specializuar në furnizimin me pajisje laboratorike dhe mjekësore, instrumente analitike, reagentë, materiale konsumi dhe mjete didaktike. Shoqëria ka realizuar projekte furnizimi, instalimi dhe trajnimi për institucione publike dhe private në Shqipëri.
Në bashkëpunim me prodhues ndërkombëtarë, Almedical asiston klientët në përzgjedhjen e pajisjeve dhe konfigurimeve sipas kërkesave teknike të çdo projekti, metodave të punës dhe kushteve të përdorimit.
Fushat e veprimtarisë
- Laboratorë dhe kërkim shkencor – instrumente analitike dhe matëse, pajisje për testime, reagentë, materiale referuese dhe materiale konsumi laboratorike.
- Shëndetësi dhe diagnostikë – aparatura mjekësore, pajisje diagnostikuese, mobilim spitalor dhe materiale konsumi mjekësore.
- Arsim dhe formim praktik – mjete didaktike dhe pajisje për laboratorët mësimorë të shkollave, universiteteve dhe institucioneve të formimit profesional.
- Industri, siguri ushqimore dhe bujqësi – pajisje dhe materiale për analiza laboratorike, testime dhe kontroll të cilësisë.
Shërbimet dhe mbështetja teknike
Almedical ofron këshillim teknik për përcaktimin e nevojave dhe përzgjedhjen e pajisjeve. Sipas kërkesave të projektit, furnizimi shoqërohet me dokumentacion teknik, instalim, trajnim të personelit, mirëmbajtje dhe asistencë për kalibrim e validim.
Në çdo projekt, shoqëria i kushton vëmendje përputhshmërisë me kërkesat teknike dhe mbështetjes së klientit pas dorëzimit të pajisjeve.
Për informacion teknik, kërkesë për ofertë ose mundësi bashkëpunimi, kontaktoni Almedical.


